Boullier: McLarenit i duhet kohë të përshtatet me Renaultin

Testet para-sezonale nuk kanë dhënë rezultatet e pritura për McLarenin deri tani. Por përtej problemeve shefi i McLaren Eric Boullier është optimist për sezonin 2018.

McLarenit iu shfaqën dy probleme me baterit e motorit Renault të martën, para se të vijë deri te problemi hidraulik që e la jasht provave Stoffel Vandoorn pas 38 gjirove.

Për të ardhur te e mërkurja ku Fernando Alonso ish në progres të mirë deri në gjiron e 47 ku u shfaq problem me rrjedhjen e vajit. Kjo lë McLarenin vetëm me 85 gjiro per dy dite që është pak në krahasim me rivalët.

Për këtë shefi i McLaren u shfaq optimist ku u shpreh që janë vetëm testime.

"Këto janë vetem testime të gomave. Nëse shihni Red Bullin që testoi këtë mëngjes gjithashtu ato janë vetëm gjysmë sekondi më të shpejtë. Që tregon se nuk jemi shum mbrapa, kemi probleme teknike që dojmë ti testojmë."

"Kemi probleme të vogla që janë të riparueshme, thjesht është pjesë e procesit të testimit. Kemi pratneritet të ri me Renault, tërsisht pjesë të reja në makinë, na duhet kohë që të amortizojmë gjërat.", deklaron Boullier./ngasporti/