Alonso kërkon që McLaren të synoj Red Bullin

Fernando Alonso beson se McLaren duhet të harroj mesfushën dhe të koncentrohet tek rivalët e Red Bull në garat e ardhshme të Formula 1.

loading...

Alonso e përfundoi garën e parë të sezonit i pesti duke ndarë kështu dyshen e Red Bullit në garë e parë të McLarenit me motor Renault.

Derisa McLaren ishte skuadra e gjashtë më e shpejtë në kualifikimet e garës Alonso beson se rivali kryesor duhet të jetë Red Bull.

“Definitive do të jetë ajo që ne do të bëhemi më të mirë. Ka shumë potencial të pa zbuluar. Është gara e parë e kombinacionit McLaren Renault, pra shumë gjëra pritet të vijnë.”

“Shpresojmë se nga Bahrein do të marrim një hap para duke luftuar me Red Bull si synim i radhës.”

Alonso pat deklaruar se Australia pritet të jetë gara më e dobët e McLaren por ngjarjet në garë e bënë atë të marr pozitën e pestë. Shumë ndryshime do të jenë në Bahrein për McLarenin që pritet të jen efikase.

Alonso pret që shum shpejt McLaren të futet në garë me treshen e parë: “Mendoj se tani për tani skuadrat që pastër janë para nesh janë Mercedes, Ferrari dhe Red Bull.”

“Ka potencial në këtë makinë që do të bëj të futemi në luftë me treshen e parë, nuk shoh asnjë arsye për këtë në garat e rradhës.”