Alonso pret që në Australi McLaren të marr pikët më të dobëta në 2018

Fernando Alonso beson në atë se Australian GP do të jetë gara ku McLaren do të marr pikët më të dobta në sezon, kjo pasi ai pret progres gjatë sezonit.

Pas një kampanje me probleme në startin e sezonit, McLaren është në një situatë kaotike në garën e parë të sezonit.

Por edhe pse McLaren e gjen vetën duke luftuar me skuadrat e mesit të tabelës e jo në krye, Alonso shprehet i bindur se McLaren do të arrijë aty me progres shkallë shkallë.

“Këto do të jenë pikët tona më të dobëta që do të marrim si skuadër gjatë sezonit. Mendoj se duhet të jemi skuadër që progresin ta bëjmë në krahasim me skuadrat tjera. Mendoj se do të jetë e rëndësishme kjo dhe presim progres hap pas hapi gjatë sezonit 2018.”, theksoi Alonso.

Programi i testimit të McLaren hapi shumë probleme dhe kjo disi i komplikoi gjërat por të gjithë në skuadër shprehen optimist për progres të madh në 2018.