Whyte brutal ndaj Brown, thëret Wilderin

Dillian Whyte afrohet më shumë me mundësin për tu ndeshur me kampionin e WBC Deontay Wilder pas fitores në rundin e gjashtë ndaj Lucas Browne në O2 Arena.

29-vjeçari i cili ka humbur vetëm një ndeshje edhe atë ndaj Anthony Joshuas në 2015 i vuri fund rekordit të pathyeshmërisë të Lucas Browne.

“E dija se kështu do të ndodhte. Deontay Wilder ku je? Qershor letë shkojmë,” tha ai pas takimit.

Whyte e kishte krejtësisht nën kontroll ndeshjen ku filloi seriozisht të godas Brownin që nga rundi i tretë. Një grusht i majtë bëri që Brown ti duhet medicina për tretman por ai u rikthye përsëri në lojë.

Whyte pritet që të ketë një ndeshje me Wilder për të luftuar për titullin kampion në WBC. Wilder pritet që të jetë prezent në ndeshjen që Joshua do të ketë kundër Parkerit që të bëj presion për sfidën e shumëpritur mes tyre.