Parker akuzon: Joshua pa respekt ndaj gazetarëve

Joseph Parker ka akuzuar Anthony Joshua për mos respektin e treguar para ndeshjes së tyre që pritet të mbahet.

Parker nga Zelanda e Re tha se rivali i tij Britanik ka refuzuar të flas para gazetarëve nga vendlindja e tij.

WBA dhe IBF kampioni aktual i peshave të rënda Joshua do të përballet me WBO kampionin aktual Parker më dat 31 Mars në Cardiff.

Parker i cili thotë se është në formën më të mirë të tij pas operacionit në sy që pati akuzoi Joshuan dhe tha se nuk është në rregull sjellja e tij.

“Është disi jorespekt ndaj tyre pasi ato kanë udhëtuar një rrugë të gjatë për të parë atë. Ne nuk e bëmë të njëjtën tek ne erdhën shumë media Britanike dhe ne nuk i kthyem por i pritëm miqësisht.”

“Thjesht ai do duhej të jetë më i respektueshëm ndaj tyre. Shpresoj se në të ardhmen të mos bëj gabimin e njejtë.”

Dy boksierët janë të pamposhtur ku Joshua ka 20 fitore, ndërsa Parker 24 të tilla.