Houston djersit kundër Detroit, Memphis me humbjen më të thellë sezonale

Skuadra e Houston Rockets vazhdoi lojën e sigurt të saj ku edhe dje mori një fitore ndaj Detroid Pistons me rezultat 100-96. Mike D’Antoni filloi ndeshjen pa disa lojtar kyç si Chris Paul, me këtë skuadrës iu desh të djersit më shumë për të fituar ndeshjen, me çka lojtar kryesor ishte Eric Gordon me 22 pikë dhe James Harden me 21 pikë.


Anthony Davis luajti një tjetër ndeshje monstruoze ku arriti të shënoj plot 33 pikë edhe 9 rebound për të derguar skuadrën e New Orleans Pelicans në fitore kundër LA Lakers me rezultat 128-125.


Donovan Mitchell udhëhoqi skuadrën e Jazz drejt fitores kundër Mavericks ku ai ishte edhe MVP i ndeshjes ku skuadra e tij mori fitoren e radhës si mysafir me rezultat 112-119.


Fitoren më të thellë e mori Charlotte Hornet kundër Memphis Grizzlies me rezultat 140-79 ku Kemba Woker arriti të shënoj plot 46 pikë personale.