VIDEO: 30/30 'përbindësh' i vërtetë Howard thyen rekordin e 2010

Dwight Howard ka thyer rekord duke shënuar plot 32 pikë dhe 30 rebound në fitoren e Hornets kundër Nets. Ky ishte 30/30 i parë në NBA që nga viti 2010 dhe vetëm i gjashti nga 1977-78.

Me reboundin e tij në sekondat finale të fitores 11-105 ndaj Brooklyn Nets, Howard kompletoi pikën e tij të 32 dhe reboundin e 30 që të bëhet lojtari i parë që arrin këtë sukses që nga 2010 dhe vetëm i dyti që nga 1981-82.

Lojtari i fundit që e bëri këtë ishte Kevin Love në 2010, deri sa ishte lojtar i Minnesota Timberwolves. Ai kishte 31 pikë edhe 31 rebound në fitoren kundër New York Knicks.

“Asnjëher skam parë diçka të tillë, ishte e mrekullueshme. Po ishte e mrekullueshme të jesh pjesë e skuadrës ku shënohen shifra të tilla”, deklaroi shoku i skuadrës Kemba Walker.

Çka e inspiroi Howardin për një ndeshje të tillë? Vetëm një mesazh i ardhur nga një shok këtë e deklaron Howard.

“Mendova se energjia ime dhe vullneti nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar shokët e skuadrës për të arritur te fitorja. Por një mesazh në pjesën e parë më shtoi vullnetin dhe motivimin për të luftuar.”, deklaron Howard.